Ngarkohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë që, brenda 3 muajve nga krijimi, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të nenit 21, pikat 6 dhe 7, të këtij ligji.Ngarkohet Ministri i Drejtësisë dhe ministri përgjegjës për financat që, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojnë aktin nënligjor në zbatim të nenit 7, shkronja “g”, të këtij ligji.Ngarkohet titullari i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë që, brenda një muaji nga krijimi i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, të miratojnë aktin nënligjor në zbatim të nenit 9, shkronja “a”, të këtij ligji.Ngarkohet Ministri i Drejtësisë dhe Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë që, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojnë aktin nënligjor në zbatim të nenit 9, shkronja “b”, të këtij ligji.Ngarkohet Ministri i Drejtësisë që, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të nenit 7, shkronjat “d”, “e”, “ë”, “f”, “gj” dhe “i” nenit 17, pika 2 nenit 19, pika 4 nenit 28, pika 4, dhe nenit 31, pika 1, të këtij ligji.Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të nenit 15, pikat 1 dhe 3, dhe nenit 28, pika 3, të këtij ligji.
0 Comments
Leave a Reply. |